Valon Syla kërkesë Kurtit: O Albin, ja zgjidh probleme ja çel rrugë, bonu profesor - NACIONALE

Valon Syla kërkesë Kurtit: O Albin, ja zgjidh probleme ja çel rrugë, bonu profesor

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Gazetari Valon Syla, përmes një shkrimi në Facebook ka shkruar se Qeveria Kurti nuk po ofron zgjidhje për problemet tash e katër muaj, sipas tij kjo qeveri po “prodhon kriza”.

“Krejt shtatori shkoj në luftë me sindikata dhe me inat dhe ofendime ndaj sindikalistëve? Kush humbi? Nxënësit. I tërë tetori kaloj në shenjë krize dhe mosmarrveshje me aleatët dhe ofendime ndaj opozitës. Në fund kush humbi? Pozicioni jonë u dobësua”, mendon Syla.

Sipas Sylës, kryeministri e presidentja po krijojnë jostabilitet dhe sipas tij po i “ofendojnë të gjithë”.

“Tash nëntori po shkon me krizën e vetëkrijuar (alla rasti Agim Veliu) dhe rrezikun e madh ne veri. Kush po humb? Të gjithë ne sepse muajt po shkojnë ndërsa kryeministri dhe presidentja nuk jane duke krijuar vend stabil dhe me perparim por jostabilitet dhe dramë. Plus po na ofendojnë të gjithëve”, thotë gazetari.

Syla “fton” Kurtin që të çel rrugë ose të largohet.

“O Albin, ja zgjidh probleme ja çel rrugë. Shko. Shko bonu profesor i filozofisë marksiste në Oslo se qeverisja nenkupton vendime dhe bashkepunim. Ti as me ministra e kehsilltare tu nuk bashkepunon, le mo me Amerike e me opozite. Shko, ec”, ka shkruar Valon Syla.

Lajme të ngjashme