Valon Syla ironizon me Kurtin: Ti nuk ki informata as për ministrat e tu
Gazetari Valon Syla, ka reaguar pas intervistës së kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, për gazetën e njohur gjermane Frankurter Allgemaine Zeitung, në të cilën tregoi arsyet e kompromisit për targat.
Syla përmes një postimi në Facebook, ka ironizuar me deklatatën në fjalë të kryeministrit Kurti, duke thënë që shefi i ekzekutivit nuk ka informacione as për qeverisjen e tij.
“Albin, hajde se edhe une i kom plotë informata që si ki ti. Jo për Veri, por për Qeverisjen tonde dhe gabimet e qëllimta të ministrave të tu”, ka shkruar Syla.
“Ti je veç destruktiv dhe vetdestruktiv”, vazhdon me tej ai.
Kujtojmë Kurti sot ka dhënë një informacion se përse u pajtua të arrinte një kompromis për çështjen e targave.
“Kurti tha se u pajtua për një kompromis në “krizën e targave” pas paralajmërimit nga ambasadori i ShBA-së në Prishtinë se situata në veriun e Kosovës “mund të përkeqësohet rëndë dhe në mënyrë të pakthyeshme”, citohet të ketë thënë z.Kurti në një intervistë për gazetën e njohur gjermane Frankurter Allgemaine Zeitung.
Këtë deklaratë e bëri publike gazetari Michael Martens që është korrespodent i Frankurter Allgemaine Zeitung.