Valon Ademi fiton rastin: Gjykata e Apelit në Tiranë i jep të drejtë ta administrojë Aeroportin e Vlorës
Gjykata e Apelit e Tiranës ka lënë në fuqi masën e sigurisë së Shkallës së Parë, ku aksionarit Valon Ademi i jepet të drejtë ta administrojë Aeroportin e Vlorës.
Sipas këtij vendimi, Behgjet Pacolli është përjashtuar nga vendimmarrja, duke u lënë Valon Ademi.
Vendimi sapo është marrë.
Para pak muajve, mediat në Shqipëri raportuan se Valon Ademi kishte bërë kallëzim ndaj Pacollit.
“Thelbi i konfliktit mes Pacollit dhe Ademit është ndarjen e aksioneve në shoqërinë koncesionare të aeroportit të Vlorës. Zyrtarisht kuotat e koncesionit të aeroportit të Vlorës zotërohen në masën 98 për qind nga Mabco e Behgjet Pacollit dhe 2 për qind nga 2A Group e Valon Ademit. Por Ademi pretendon se ai ka investuar me shumë në ndërtimin e aeroportit dhe për rrjedhojë këto investime duhet t'i përkthehen në më shumë aksione në shoqëri” – raportohej në mediat shqiptare.
2A Group e Ademit kërkonte të njihej si 47 për qind aksioner duke pasur në dorë kontratën por edhe gjithë dokumentet e investimit gjatë këtyre dy viteve, ndërsa Mabco e Pacollit refuzoi dhe kishte marrë një vendim si aksioner kryesor i konsorciumit që të mos lejohej ndryshimi i aksioneve.
Më shumë detaje:
Aeroporti i Vlorës: Luftë e madhe në mes të dy biznesmenëve dhe partnerëve të Kosovës në Shqipëri