Ushtria amerikane e publikon videon, aeroplani rus e godet dronin e ShBA-së - NACIONALE

Ushtria amerikane e publikon videon, aeroplani rus e godet dronin e ShBA-së

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Komanda Evropiane e ushtrisë amerikane ka publikuar një video të incidentit mes një droni amerikan e aeroplanëve luftarakë rusë mbi Detin e Zi.

Në video shihet momenti kritik gjatë afrimit të aeroplanëve rusë. Në pamje shihet se si një aeroplan i afrohet tepër dronit, duke hedhur karburant me qëllim për ta penguar fluturimin e tij.

Më vonë, aeroplani rus i afrohet përsëri dronit dhe përsëri hedh karburant.

Videoja pengohet, pasi aeroplani rus e godet pak dronin, duke ia dëmtuar helikën dhe duke e detyruar ShBA-në që ta rrëzojë dronin në Detin e Zi. Rusia kishte mohuar se ka ndodhur përplasje mes dronit e aeroplanit.

Lajme të ngjashme