Ushtari i Serbisë drejtor në Komunën e Lulzim Hetemit, Vullneti i shkon në zyre ministrit
Dje e pardje raportuam për Radojica Radomiroviqin, ish-pjesëtar i Ushtrisë Jugosllave edhe gjatë kohës së luftës së llahtarshme në Kosovë. Ndërsa sot, Nacionale raportoi për të birin e tij, Nikollën. Babë e bir del se kanë dy gjëra të përbashkëta – shërbimin në ushtrinë serbe në të kaluarën e tyre, dhe shërbimin në të tashmen në institucione të Republikës së Kosovës gjatë qeverisjes së Lëvizjes Vetëvendosje.
I biri i Radoica Radomiroviq, Zëvendës-Ministrit për Komunitete dhe Kthim, Nikola Radomiroviq, u emërua nga Kryetari i Leposaviqit, Lulzim Hetemi, drejtor në njërën nga drejtoritë komunale. Kështu kishte njoftuar më 4 korrik Ministri i Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi.