Urim i pazakontë nga politologu: Urime 28 nëntori, përveç atyre që përdhosën flamurin e Kosovës - NACIONALE

Urim i pazakontë nga politologu: Urime 28 nëntori, përveç atyre që përdhosën flamurin e Kosovës

1 vit më parë

nga NACIONALE

Politologu Shkodran Ramadani ka bërë një postim në profilin e tij në Facebook në të cilin uron 28 nëntorit, por jo për të gjithë.

Ai ka përveçuar në këtë urim, ata që sipas tij “madhështinë e kësaj date e kanë përdorur si mjet kundër 17 shkurit dhe atyre që bukurinë e flamurit kuq e zi e kanë përdorur për ta përdhosur flamurin e Kosovës.”

Besohet që në këtë pikë fjala është për Vetëvendosjen dhe kryeministrin Kurti, që deri vonë kishin pasur qëndrim mjaft kundërshtues ndaj flamurit dhe simboleve tjera të Republikës së Kosovës.

Kryeministri Kurti sot gjatë ditës ishte në Shqipëri, ku bëri homazhe bashkë me homologun e tij shqiptar Edi Rama dhe krerë tjerë institucionalë.

Lajme të ngjashme