Universiteti i Pejës nderon sot William Walker me titullin “Doctor Honoris Causa”
Universiteti “Haxhi Zeka” në Pejë do ta ndërojë sot me titullin “Doctor Honoris Causa” ambasadorit William Walker.
Ceremonia fillon në orën 12:00.
Titulli i jepet ish-shefit të Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, në vitet 1998-1999, me motivacionin: “Për humanizëm dhe guximin e veçantë njerëzor dhe profesional në ruajtjen dhe avancimin e të drejtave universale të njeriut drejt unifikimit të botës demokratike për vlerën jetike të njerëzimit”.
“Shpërfaqja e këtyre krimeve të papara më së miri u bë me rastin e masakrës së Reçakut. Në mesin e shumë masakrave të tjera, Reçaku zgjoi ndërgjegjen e kombeve perëndimore për ta ndalur agresionin barbar nën moton e lirisë dhe demokracisë”, theksohet në deklaratën e UHZ-së, shkruan EO.
Ndryshe edhe Qeveria Kurti ka ndarë 70 mijë euro për promovimin e librit të Walkerit për Maskrën e Reçakut.
