Rashiq abstenoi për ndarjen e 70 mijë eurove për librin e Walkerit për masakrën e Reçakut
Ministri për Komunitet dhe Kthim, Nenad Rashiq ka abstenuar në vendimin e Qeverisë Kurti për ndarjen e 70 mijë euove për promovimin e librit “Reçaku” të ish-ambasadorit të OSBE-së, William Walker.
Në mbledhjen e Qeverisë të mbajtur sot, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar miratimin e vendimit për ndarjen e 70 mijë eurove për promovimin e librit për Maskrën e Reçakut të shkruar nga Willaim Walker. Vendim ky që u miratu me një abstenim.
Rashiq ka abstenuar në kërkesën e Kurti për miratimin e vendimit për ndarjen e 70 mijë eurove për Walkerin.
“Këtë diel bëhen 24 vite nga Masakra e Reçakut që trondit dhe tmerroi Kosovën por e ndërgjegjësoi dhe alarmoi botën diplomatik dhe diplomacinë ndërkombëtare. Para jush keni propozim vendimin për ndarjen e 70 mijë eurove për hulumtimin, shkrimin, editimin përkthimin dhe shtypjen e librit të memoareve të ambasadorit Ëilliam Ëalker rreth masakrës së 15 janarit 1999 në fshatin Reçak dhe peshës historike të kësaj ngjarjeje. Libri do të përshkruajë ngjarjet e ndërlidhura me masakrën e Reçakut të paraqitura nga këndvështrimi i ambasadorit Ëalker të treguar nga përspektiva e tij personale si shef i misioni verifikues të OSEB-së.”, ka thënë Kurti.
“Kundër nuk ka, absetnim një, konstatoj që miratohet ky vendim”, u shpreh Kurti.
Ndryshe, Nenad Rashiq kohë më parë ka qenë këshilltar i Kurti dhe tash para një muaji është bërë edhe ministër në Qeverinë Kurti.
Rashiq është komentuar për deklaratat e tij për rastin në Shtërpcë.
Më poshtë mund ta shikoni videon nga minuta e 17:00 e mbledhjes së qeverisë.
