'Unë jam gjeneral': Raportuesi i ri për Kosovën në PE ende s’ka krijuar mendim për çështjet Kosovë-Serbi
Riho Terras, ushtaraku estonez që tashmë është Raportues për Kosovën në Parlamentin Evropian në vizitën e tij të parë në vend s’pati shumë për të thënë për çështjet më të nxehta Kosovë-Serbi teksa kërkoi kohë që të shohë, informohet, të krijojë mendimin e vet mbi gjërat “pasi të kem takuar të gjitha palët”.
Terras me një profil prej ushtaraku të regjur u tha gazetarëve se “unë jam gjeneral” kur u pyet për çështjet më kyçe të sigurisë së vendit, përkatësisht në veri, prej sulmit paraushtarak të Banjskës e deri te sulmi terrorist në Zubiton Potok në infrastrukturën jetike ujore të vendit.
“Të gjithë kriminelët duhet të sillen përpara drejtësisë. Por, ju lutem më jepni mundësinë që të krijojë fotografinë time. Unë jam gjeneral dhe para sa ta kem të situatën e plotë në dijeni, unë s’mund të bëj planet. Pra më lini të kuptojë situatën dhe të jem në dijeni nga të gjitha palët”, tha Terras.
Ushtaraku estonez tash parlamentar evropian kërkojë kohë që të jetë i (mirë)informuar në mënyrë që të deduktojë një mendim vetanak mbi çështjet.
“Nesër do të shkojë në veri të Kosovës dhe po ashtu të vizitojë vendin ku u sulmua kanali. Empatia ime është me popullin e Kosovës dhe jam i sigurt që aurotitetet e Kosovës do të identifikojnë ata që qëndrojnë prapa këtij sulmi”, tha ai.
“Të marrë informacionet për të shkruar një raport objektiv dhe të mirëinformuar – që të ndihmohet Kosova në rrugën drejt BE-së. Më jepni ju lutem mundësinë që të flas me të gjitha palët të kësaj shoqërie në mënyrë që të krijojë mendimim tim për pikat më kyçe”, vazhdoi europarlamentari.
Duke e përsëritur se këtu vjen për herë të parë, Terras foli në superlativ për atë që, sipas tij, Kosova ka qenë e suksesshme në reforma.
“Për herë të parë po marr informacione nga terreni. Unë jam këtu ta ndihmojë Kosovën në rrugën e saj drejt BE-së. Kosova ka qenë vend shumë i suksesshëm në reforma. Dhe, mendoj që Kosova mund të ndihmohet të bëhet anëtare e BE-së".
"Kam takuar Osmanin dhe Kurtin, bisedime tejet të gjera për siguri dhe situatën ekonomike – do të takohem edhe me opozitën, po ashtu që të informohem edhe nga ana e tyne”, tha ai.
Kush është Terras?
Në mes të tetorit të këtij viti Terras u emërua si Raportues për Kosovën në Parlamentin Evropian, duke pasuar ish-raportuesen Viola von Cramon: kjo e fundit e njohur për mbështetëse të madhe të Kosovës ndërvite, e në veçanti për çështjen e liberalizimit të vizave për Kosovën.
Për emërimin e Riho Terrasit në këtë pozitë qenë pajtuar grupi i Partive Popullor Evropiane në Komisionin për Politikë të Jashtme.
Riho Terras është i lindur më 17 prill 1967 në Kohtla-Järve, Estoni.
Terras është ushtarak i dekoruar anegjerë botës perëndimore si: më 2007 Medaljen e NATO-s, 2010 Kryqin e Artë tëNderit të Bundeswehr-it, Urdhrin e Viesturs 2012 (Republika e Letonisë), 2013 Urdhri i Meritës Kalorës Komandant i Republikës Federale të Gjermanisë, 2013 Urdhri Kombëtar i Legjionit të Nderit (Republika Franceze), 2014 Urdhri për Merita të Republikës së Polonisë, 2014 Komandant Kryqi i Madh i Urdhrit të Luanit të Finlandës, 2019 Komandant i Legjionit të Meritave të SHBA