UNDP: Qytetarët i besojnë më shumë sektorit privat se sektorit publik në punësim
Të dhëna tjera shqetësuese vijnë nga anketa publike e UNDP edhe sa i përket besimit të qytetarëve sa i përket punësimit.
Përsëri, problem i madh konsiderohet të jetë besimi që pa qenë pjesë e një partie politike nuk mund të marrësh një punë në baza meritore.
37% e burrave dhe 30.7% e grave konsideronin se mënyra më e dobishme për të gjetur një vend pune në sektorin publik ishte përkatësia partiake.
Por, një dallim i madh bëhet edhe në thyerjen mes besimit te sektori publik dhe ai privat sa i përket punësimit.
54% e qytetarëve besonin që meritokracia luante rol më të madh në sektorin publik. Për sektorin privat besonin vetëm 21%.
Kujtojmë se punësimi ishte ndër dy prioritetet kryesore të deklaruara nga Qeveria Kurti bashkë me drejtësinë.
