Ukraina publikon pamje ku trupat e “Wagner”-it shihen duke rrahur një të plagosur të tyre - NACIONALE

Ukraina publikon pamje ku trupat e “Wagner”-it shihen duke rrahur një të plagosur të tyre

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ukraina ka publikuar pamje të jashtëzakonshme që duket se shfaqin luftëtarë të grupit “Wagner” duke tërhequr nga fusha e betejës një komandant të tyre dhe pastaj duke e rrahur me disa mjete që duken si lopata.

Pamjet e këtij incidenti u morën përmes një droni të forcave ukrainase afër qytetit lindor, Bakhmut. Katër ushtarë të grupit të mercenarëve, “Wagner”, shihen duke e bartur kolegun e tyre nëpër një hapësirë të shtëpive të shkatërruara, duke e mbajtur për këmbësh e duarsh.

Më pas, ata e lëshojnë të plagosurin mes dy objekteve. Në videon e dytë, duket se tre burra e godasin në mënyrë të përsëritur të plagosurin me lopata. Gjendja e komandantit të lënduar nuk është e qartë, shkruan gazeta “The Guardian”.

Ushtarët ukrainas, që po luftojnë në Bakhmut dhe përreth tij, kanë treguar se si trupat e grupit “Wagner” sulmojnë në valë. Raportohet se ata kërcënohen me ekzekutim, nëse dështojnë për të avancuar.

Pamjet e këtij incidenti u bënë me një dron i togës speciale “Seneka” para disa ditëve, ndërsa u publikuan në kanalet ukrainase të rrjeteve sociale të hënën.

Duke folur në fjalimin e zakonshëm të mbrëmjes, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha se njësitet ukrainase janë duke i zmbrapsur përpjekjet e përsëritura të Rusisë për ta rrethuar qytetin Bakhmut.

Lajme të ngjashme