Uk Lushi: Kurti i dha në Bruksel goditjen më të rëndë bashkimit Kosovë – Shqipëri
Aktivisti shqiptar në ShBA dhe ish ushtari i UÇK-së, Uk Lushi ka komentuar takimin në Bruksel të kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Lushi ka një perspektivë ndryshe nga çka prodhoj ky takim i ndërmjetësuar nga zyrtarët e BE-së.
Sipas tij, kryeministri Kurti i ka "dhënë goditje" mundësisë për bashkimin mes Kosovës dhe Shqipërisë.
“Albin Kurti sot në Bruksel ja dha goditjen më të rëndë bashkimit Kosovë-Shqipëri që prej vitit 1945 e këndej. Mirëpo as Kurti dhe asnjë kurt si ai nuk do të mund e vrasin idenë dhe interesin vital më të lartë shqiptar”, - ka shkruar në llogarinë e tij në Facebook Lushi.
Pas takimit në Bruksel me kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, Bashkimi Evropian ka publikuar zyrtarisht planin 11 pikësh të këtij dokumenti, i cili përmban 11 pika gjithsej.
