Ujërat e zeza po derdhen në lumin e fshatit Kojskë, Imri Ahmeti thotë se do ta rregullojnë ditëve në vijim
Gazetari nga Nacionale, Oqean Dërmaku, ka vizituar Komunën e Lipjanit, saktësisht në fshatin Kojskë, ku organizata joqeveritare “POLIS” në bashkëpunim me KDI-në kanë identifikuar derdhjen e ujërave të zeza në lumin e fshatit.
Vjosa Gashi nga POLIS, ka deklaruar për Nacionale se ky është një ndër problemet për të cilin janë ankuar qytetarët dhe banorët e fshatit Kojskë, ndërkaq ka bërë të ditur se për këtë çështje ka pasur edhe premtim nga Komuna e Lipjanit se do të adresohet.
Nacionale ka vizituar edhe Komunën e Lipjanit, ku ka intervistuar kryetarin e kësaj komune, Imri Ahmetin, i cili ka thënë se do të rregullojnë problematikën e lartcekur.