Udhëtimi i vështirë i ushtarëve të FSK-së me autobus: Qëndrojnë në këmbë për rreth 80 kilometra rrugë - NACIONALE

Udhëtimi i vështirë i ushtarëve të FSK-së me autobus: Qëndrojnë në këmbë për rreth 80 kilometra rrugë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Situata në Forcën e Sigurisë së Kosovës shpesh është kritikuar.

Janë deklarata të shpeshta nga kryetari i komisionit për Siguri, Bekë Berisha, i cili thotë se ushtarët e FSK-së presin rrugëve për transport që të shkojnë në punë.

Një situatë e vështirë është dëshmuar edhe me një fotografi që disa sinjalizues ia kanë përcjellur gazetës Nacionale.

Ushtarët e FSK-së teksa udhëtojnë me autobus nga Prishtina drejt kazermës në Istog, duket se nuk po kanë hapësira për të ulur.

Në fotografinë e Nacionales shihet se një pjesë e ushtarëve qëndrojnë në këmbë. Distanca nga Prishtina drejt Istogut është rreth 80 kilometra.

Si rezultat, duket se rruga e ushtarëve drejt Istogut nuk po del të jetë aq e thjeshtë.

Fotografia:

Lajme të ngjashme