"Udhëtime me kosto të ulët": Abdixhiku rikthen premtimin e parealizuar të Kurtit për funksionalizimin e Aeroportit të Gjakovës
Kryetari i Lidhjes Demokratike, Lumir Abdixhiku, ka rikthyer dështimin e kryeministrit Albin Kurti për të përmbushur premtimin e tij për funksionalizimin e Aeroportit të Gjakovës.
Me funksionalizimin e tij, Kurti premtonte se do të ketë “udhëtime me kosto të ulët”.
“Aeroporti i Gjakovës do të funksionalizohet me dy shërbime bazë: kargo dhe për udhëtime me kosto të ulët.” – deklaronte Kurti.