UDB-ashi që u bë drejtor nga Albulena Haxhiu: Djali i Kolë Berishës rrëfen te Buzhala si Enver Krasniqi ia arrestoi dhe torturoi babanë
Visar Berisha, djali i patriotit e veprimtarit intelektual të shquar Kolë Berishës, para pak ditësh përmes një shkrimi në Facebook, reagoi në lidhje me ngritjen në pozita drejtuese të njërit nga siç thotë ai policëve të Serbisë, pra pjesëtarit të UDB-së serbe, Enver Krasniqi, e i cili e kishte arrestuar intelektualin Kolë Bërisha.
Në një intervistë të shkurtër me Berat Buzhalën, Berisha ka rrëfyer ngjarjen e arrestimit të babait të tij nga Enver Krasniqi, i cili së fundmi u pa në krah të ministres Albulena Haxhiu, e që mban postin e UD të për Konfiskimin e Pasurive, në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë.
Berisha rrëfen ditën kritike: “E vërteta është shumë e thjeshtë, Enveri ka qenë punëtor i sigurimit shtetëror, dhe së bashku me një pjestëtar tjetër që ka qenë serb, pra një shqiptar e një serb, atë ditë kanë trokitur në derë, ora ka qenë rreth 5:45 i mengjesit. E kanë marrë babanë dhe Enveri e ka lidhë me pranga.” – thotë ndër të tjera Berisha.
Tutje ai ka shtuar se nuk ka asnjë problem personal me Krasniqin, dhe se nuk ka asnjë tendëncë hakmarrëse, përkundrazi. Por Berisha ka theksuar faktin se shoqëria dhe shteit i Kosovës, duhet t’i dij, kush ka qenë në anën e Serbisë e kush për Kosovën shtet të pavarur, dhe në këtë mënyrë njerëzit që kanë qenë të infiltruar në ish sistemin jugosllav, të mos favorizohen me pozita udhëheqëse.