U shkatërrua nga zjarri, Hajdari thotë se "po shqyrtohen edhe mundësi të tjera modeste" për ta ndihmuar kompaninë - NACIONALE

U shkatërrua nga zjarri, Hajdari thotë se "po shqyrtohen edhe mundësi të tjera modeste" për ta ndihmuar kompaninë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë Rozeta Hajdari, kanë vizituar fabrikën “Plastika” e cila muaj më parë u shkatërrua nga zjarri.

Në njoftimin e MINT, thuhet se kjo kompani ka larguar rreth 40 punonjës për shkak të dëmeve që janë shkaktuar nga zjarri.

Në anën tjetër, ministrja ka thënë se hap i parë për të ndihmuar këtë kompani është lirimi nga qirja, duke shtuar se po “shqyrtohen edhe mundësi të tjera modeste”

Ministrja Hajdari shprehu keqardhje për rastin dhe njëherit e njoftoi z. Shabani se si hap i parë për mbëshetje nga MINT dhe në frymë pozitive janë ofruar mundësitë për lirim nga qiraja, në koordinim me komunën e Drenasit dhe do të shqyrtohen edhe mundësi të tjera modeste sipas legjislacionit në fuqi.” – thuhet në njoftimin e MINT.

Njoftimi i plotë:

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë znj. Rozeta Hajdari dhe U.d. Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA), z. Zef Dedaj, vizituan kompaninë “Plastika” ShPK, ku u pritën nga pronari i kësaj kompanie z. Arian Shabani.

Kompania “Plastika” ShPK ishte vendosur ndër kompanitë e para në Parkun Industrial në Drenas, që nga viti 2010, me një sipërfaqe prej 160 ari dhe ka dhënë kontribut të konsiderueshëm në prodhim dhe eksport të sektorit të plastikës.

Kjo kompani merret me grumbullimin, riciklimin, prodhimin dhe përpunimin e plastikes dhe produkteve të saj, duke punësuar rreth 40 punonjës brenda parkut.

Fatkeqësisht, kjo kompani me 11.03.2024 ishte kapluar nga zjarri duke pësuar dëme mjaft të mëdha dhe duke shuar aktualisht aktivitetet e saj biznesore brenda parkut, rrjedhimisht duke rezultuar edhe me largimin e rreth 40 punonjësve.

Ministrja Hajdari shprehu keqardhje për rastin dhe njëherit e njoftoi z. Shabani se si hap i parë për mbëshetje nga MINT dhe në frymë pozitive janë ofruar mundësitë për lirim nga qiraja, në koordinim me komunën e Drenasit dhe do të shqyrtohen edhe mundësi të tjera modeste sipas legjislacionit në fuqi.

Lajme të ngjashme