“U shemb pllaka e një shtëpie të pabanuar”: Çka dihet për vdekjen e tre fëmijëve në Gjakovë - NACIONALE

“U shemb pllaka e një shtëpie të pabanuar”: Çka dihet për vdekjen e tre fëmijëve në Gjakovë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Tre fëmijë kanë vdekur në fshatin Jabllanicë të Gjakovës të shtunën mbrëma. Ata kanë vdekur si pasojë e shembjes së një objekti. Lidhur me rastin detaje ka dhënë Policia e Kosovës, gjithashtu për këtë rast është deklaruar edhe kryetari i komunës së Gjakovës, Ardian Gjini. Çka dihet për rastin?

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për rastin tragjik që ka ndodhur mbrëmë në Jabllanicë të Gjakovës, kur tre të mitur kanë vdekur pas shembjes së një objekti.

Sipas njoftimit, tre të miturit ishin duke qëndruar mbrenda objektit, ku janë zënë nga pllaka.

Deri më tani nuk raportohet për të arrestuar për këtë rast.

“SHKAKTIM I RREZIKUT TË PËRGJITHSHËM- Jabllanicë, Gjakovë 01.02.2025-23:00. Raportohet se në rrethana të panjohura është shembur një objekt, dhe si pasoj tre viktimat meshkuj kosovarë të mitur të cilët kanë qenë duke qëndruar brenda saj janë zënë nga pllaka. Në vendin e ngjarjes kanë dal të gjitha njësitet përkatëse, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimave. Me vendim të prokurorit, trupat e pa jetë janë dërguar në IML për obduksion.” – thuhet në raportin 24 orësh të PK-së.

Për këtë rast është deklaruar edhe kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini.

Gjini përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se është tronditur nga ky rast.

Ai ka shprehur ngushëllime për familjarët e viktimave.

“Jam i tronditur nga lajmi per humbjen e jetes se tre femijeve ne Jabllanice sonte!Ngushellimet e mia me te sinqerta per familjet! Nuk ka fjale qe e shprehin dhimbjen! Le te bsjme krejt cka mundemi te jemi me familjet ne keto caste te renda! Qofshin te parajses engjujt!” – ka shkruar ai në Facebook.

Edhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka reaguar për vdekjen e tre fëmijëve në fshatin Jabllanicë të Gjakovës të shtunën mbrëma.

Ata kanë vdekur si pasojë e shembjes së një objekti.

Haradinaj ka shprehur ngushëllime për familjet Rama, Mehmeti e Morina

“I tronditur nga tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës. Bashkëndjejmë me familjet Rama, Mehmeti e Morina, që humbën fëmijët. Zoti ju lehtësoftë dhembjen.” – ka shkruar ai në Facebook.

Lajme të ngjashme