U raportuan si të zhdukura, dy të miturat gjenden në një kafiteri në Prishtinë
U raportuan sit ë zhdukura nga familjarët. Por dy vajzat e mitura nga Podujeva u gjetën pas disa orëve në njërën nga kafiteritë e Prishtinës.
Sipas policisë, të miturat rreth orës 23:30 u lokalizuan dhe ishin nën shoqërinë e dy të dyshuarve, njëri nga ta i mitur.
Përmes raportit 24 orësh, Policia ka bërë me dije se dy të miturat janë kthyer në shtëpi.
“Podujevë 10.02.2023 – 11:20. Dy ankuesit meshkuj kosovarë kanë raportuar se dy vajzat e tyre të mitura kanë dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e tyre. Gjatë hetimit të rastit ora 23:30 njësiti policor, viktimat i ka gjetur në një kafiteri në Prishtinë së bashku me dy të dyshuar njëri prej tyre i mitur. Viktimat janë kthyer në shtëpi, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raport.
Rasti po vazhdon të hetohet.