U qëllua me armë, dy arrestime – policia jep detaje për vrasjen në Skënderaj - NACIONALE

U qëllua me armë, dy arrestime – policia jep detaje për vrasjen në Skënderaj

1 vit më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës ka njoftuar më shumë detaje për vrasjen në Skënderaj.

Në raportin 24-orësh, PK-ja e ka cilësuar vrasjen në Skenderaj si vrasje të rëndë.

“VRASJE E RËNDË

Skenderaj 12.02.2025 – 13:45. Një mashkull kosovar, është qëlluar me armë zjarri dhe si pasoj e kësaj ka humbur jetën. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Lidhur me rastin janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë (babë e bir) dhe nga të njëjtit janë sekuestruar: një armë AK47, tri armë të shkurta (pistoleta) dhe 53 fishekë kalibrash të ndryshëm. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion, ndërsa të dyshuarit janë dërguar në mbajtje” – ka njoftuar PK-ja.

Lajme të ngjashme