U lavdërua me pagat, Manxhuka i VV-së “gozhdohet” nga komentuesit: E tmerrshme, Qeveri e mjerimit - NACIONALE

U lavdërua me pagat, Manxhuka i VV-së “gozhdohet” nga komentuesit: E tmerrshme, Qeveri e mjerimit

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Arlind Manxhuka, zëdhënës i Lëvizjes Vetëvendosje, që është udhëheqëse e Qeverisë së Kosovës, tashmë ka shkruar disa statuse, në të cilët ka shprehur lëvdata për koeficientin e pagës, i cili është 105 euro.

Në njërin nga pastimet, z. Manxhuka ka shkruar se pagat janë më në fund dinjitoze.

“Pas 23 vitesh në Kosovë po bëhet nivelizimi i pagave.

Pagat e mjekëve, mësuesve, policëve, ushtarakëve dhe shërbyesve civilë po bëhen më në fund dinjitoze.” – shkroi ai.

Por me një gjë të tillë nuk janë pajtuar komentuesit.

Një nga komentuesit i shkroi z. Manxhukës se një gjë e tillë është e tmerrshme.

“Vlera e koeficientit osht e tmerrshme, e papranueshme. Qysh arritet keshtu me na e venite shpresen qe vete e keni mbjelle? -S'po muj me besu!” – shkroi zonja Donika Gashi, e cila dikur ishte edhe anëtare e VV-së.

“Qysh dinjitoz paga e auditorit te brendshem 651. Nje shofer i miniatrit e arrin pagen sa te auditorit te brendshem.” – i komentoi ekonomisti Lulzim Beqiri.

Lajme të ngjashme