U largua pasi e turpëroi veten dhe presidenten: Pse duhet t’i gëzoheni dorëheqjes së Blerim Velës? - NACIONALE

U largua pasi e turpëroi veten dhe presidenten: Pse duhet t’i gëzoheni dorëheqjes së Blerim Velës?

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Lajmi tashmë ka marrë dhenë. Blerim Vela raportohet se ka dhënë dorëheqje si shef i stafit të Presidentes Vjosa Osmani. Është pa dyshim një lajm i madh. Lajm i madh për demokracinë, për lirinë e shprehjes por edhe për Presidenten Vjosa Osmani.

Për krejt këto do të flasim më poshtë.

Ky largim i tij ndodh në një moment të turpshëm. Në mënyrë skandaloze – qoftë edhe për një qytetar të rëndomtë, e lëre më për një zyrtar të lartë shteti – ai kishte kërkuar t’i bëhej ADN-ja gazetarit Fahri Musliu për ta kuptuar nëse ishte ose jo babai biologjik i presidentit serb Aleksandër Vuçiq.

Pra, ishte marrë me një thashethem të ulët ndoshta duke harruar se në çfarë zyre ulej.

“Aco, është e kotë, pa poligraf dhe analiza të ADN-së. Ti dhe Fahriu bashkë,” – kishte shkruar ai, duke e bërë veten të dukej si një profil i rremë i Tëitterit.

Nacionale e quante Blerim Velën në një profil të shkurtër të ndërtuar muaj më parë si “Blerim Bela”, pra, Blerim Belaja. Ishin disa muaj kur askush nuk merrej me presidenten. As s’e kritikonte, as s’e lavdëronte. S’ndodhte asgjë në Presidencë. Por, Blerim Vela si për inat çohej e shahej me njerëz pa pikë nevoje.

Video e plotë:

Lajme të ngjashme