“U fut një banor i ri në Kuvend”: Shpërthejnë talljet me deputetin e panjohur të VV-së - NACIONALE

“U fut një banor i ri në Kuvend”: Shpërthejnë talljet me deputetin e panjohur të VV-së

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Seanca e djeshme e Kuvendit, e cila ka zgjatur deri në orët e para të ditës së sotme ka nxitur debate interesante në mes të kryeministrit Albin Kurti dhe deputetëve të opozitës.

E mira e kësaj seance ishte se në orët e vona filluan të marrin fjalën edhe deputetët të cilin shumë rrallë flasin në tempullin e demokracisë.

Të gjithë ata që kanë përcjell këtë seancë janë befasuar kur në foltore kanë parë deputetin e VV-së, Vendenis Lahu.

Kjo ishte ndoshta hera e parë që ky deputet iu drejtuar qytetarëve të Kosovës nga foltorja e Kuvendit.

Më të drejtë, shumë gazetarë, analistë dhe qytetarë u habiten kur e panë atë.

Pas përformancës se tij shpërthyen edhe talljen me deputetin, duke pyetur se kush ishte.

Shumë ironizuan, duke thënë se ai nuk është një deputet, por një qytetar i thjesht.

Një tjetër specie e re në vendin tonë u zbulua së fundmi.” – shkroi analisti Ilir Mirena në llogarinë e tij në Facebook.

Dikush tjetër e krahasoi Kuvendin me Big Brother, duke thënë se është futur një banor i ri.

“Ne prajmin e sotem eshte futur edhe banori me i ri ne shtëpi”, ka shkruar Dardan Hasku.

Ndërsa, Arbër Ahmeti ka treguar se sa i ka kushtuar buxhetit të Kosovës ky deputet.

Nuk e di a eshte hera e pare ne foltore a jo e ketij djalit, por besoj konsensusi i pergjithshem ne fb eshte qe as nuk po e njohim. Njejte ka edhe te partive tjera qe si kemi pa e ni kurr. Tash dalin folin najhere se dy vjet shkojne saora - e zgjedhjet. Tek e mbrama me e provu me ja bo nje shenje. Por ajo çka e di eshte qe ky djali deri tash ne kete legjislature i ka marr prej buxhetit te Kosoves mes 48-50 mije euro rroga. 50 mije euro. 50’000. 50000!”, ka shkruar Ahmeti. Në profilin e tij në “Facebook”.

Por, kush është ky person?

Sipas Vetëvendosjes, Vendenis Lahu është person i lindur më 1992 në Gllamnik të komunës së Podujevës.

Po sipas kësaj partie, Lahu është mjek me profesion dhe po kryen specializimin në QKUK.

“Fuqizimi i zërit të rinisë në skenën politike të vendit dhe avancimi e përmirësimit të sistemit shëndetësor në vend janë fokusi i aktivizmit të tij politik.” – shkruan kjo parti më tej në biografinë e Lahut.

Lajme të ngjashme