Leonora Bërbatovci s’e thotë asnjë fjalë për ‘fake-newsin’ e RTK-së, shënjestron kolegët që u distancuan - NACIONALE

Leonora Bërbatovci s’e thotë asnjë fjalë për ‘fake-newsin’ e RTK-së, shënjestron kolegët që u distancuan

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Ushtruesja e detyrës së kryeredaktores në Radiotelevizionin e Kosovës, Leonora Bërbatovci është lajmëruar me një shkrim pas shumë reagimeve, megjithatë, s’e ka thënë as edhe një fjalë për “fake-newsin” e lëshuar nga transmetuesi publik.

Në postimin e saj në rrjetin social Facebook, ajo ka folur për kolegët e distancuar, duke thënë se “nga e hëna s’janë parë në sy".

“Në sy u pamë edhe mëngjesin e së hënës. Por prej mesditës nuk u pamë më. Madje as s'u dëgjuam e lëre më që s'u shkruam fare. Të shkruara i pashë vetëm distancimet. Disa i lexova e disa të tjerë i pashë vetëm si "followers" të nismëtarëve”.

Ajo ka pretenduar se kolegët e distancuar nga ndërhyrjet e jashtme në RTK, nuk kanë pranuar të dalin ne debat, duke thënë se “po monologojnë në rrjete sociale”.

“Andaj duke parë mungesën e një komunikimi të brendshëm, vendosa që të pranoj ftesën për ballafaqim publik. Por asnjë prej tyre nuk ishin të gatshëm për ballafaqim. Kjo sot m'u konfirmua nga drejtuesi i emisionit Debat Plus, kolegu Ermal Panduri që asnjë prej të distancuarve nuk pranuan të dalin ballë për ballë e të diskutojmë për RTK-në. Andaj, e kuptova se paskan vendosur të monologojnë nëpër rrjete sociale, ashtu siç bënë të hënën.

Gjithsesi, shpresoj se do të shihemi sy më sy, me shumë të pathëna që tashmë janë të paevitueshme nga dalja në publik. Publiku e meriton të na shoh përballë njëri-tjetrit.” – ka thënë ajo.

Postimi i plotë:

Lajme të ngjashme