“Të shpallen zgjedhjet në veri sa më parë, do të marrm pjesë”: Lista Serbe dëgjon Vuçiqin, kërkon dorëheqjen e kryetarëve
Pas thirrjes së Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, që serbët e Kosovës të nisin iniciativa menjëherë për zgjedhje të reja në katër komunat veriore të banuara me shumicë serbe dhe “t’i marrin levat e pushtetit në duar”, Lista Serbe doli në konferencë për media ku thanë se “jemi të gatshëm” të marrin pjesë në zgjedhje të jashtëzakonshme në veri; për çka tha se krëkojnë që zgjedhjet “të shpallen sa më parë”.
Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, ka thënë se “topi është tash në oborr të Prishtinës” si dhe i quajti kryetarët legalë shqiptarë në veri të cilat po mbajnë postet e kryetarëve me legjitimitet minimal të “dorëhiqen urgjentisht dhe t’i lëshojnë ndërtesat”.
“Duhet që këta kryetarë dhe këshilltarë të rrejshëm, të paligjshëm dhe jolegjitimë, që kanë muaj të tërë që po ngacmojnë qytetarët tanë, të japin dorëheqjen dhe të largohen urgjentisht nga ndërtesat tona, sepse nuk janë përfaqësues të popullit tonë, qëllimi i tyre i vetëm është të ngacmojnë qytetarët tanë”, ka thënë Rakiq.
