Të gjithë në pritje të Kushtetueses për zhbllokim të Kuvendit: VV ia dikton vendimin se “nuk ka objekt”
Pyetja në të cilën të gjithë presin përgjigje: a do t’ia miratojë apo rrëzojë Gjykata Kushtetuese ‘mocionin’ (në mes të rrugës) për komision për votim të fshehtë të futur nga Vetëvendosja përmes dorëzës-në-dorë të tyre, Avni Deharit, kundër Rregullores së Kuvendit e cila mocionet i lejon në seanca plenare por jo edhe konstitutive. Kjo si çështja që është shndërruar në ‘Bulwark’ të Vetëvendosjes për të mos kaluar në sahatin kushtetues (15 ditor) për të zgjedhur qeveri të Albin Kurtit; qeveri për të cilën Vetëvendosja nuk ka shumicë parlamentare dhe moszgjedhja e të cilës rrjedhimisht do t’ia kalonte mandatarin PDK-së ose LDK-së.
Sahat kushtetues ka për qeveri, por jo edhe për Kuvend të Kosovës. Aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese i vitit 2014 i ka dhënë të drejtë eksluzive partisë së parë që të bëjë propozimin e kryetarit të kuvendit, por nuk saktëson asnjë afat kohor se sa kohë mund të zgjasë deri në konsumimin e këtij propozimi në situatën kur partia e parë nuk ka shumicë parlamentare dhe as marrëveshje politike për ta zgjedhur atë. Afati kushtetues për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit të Kosovës, po ashtu mbetet një pyetje përgjigjen e të cilës supozohet ta trajtojë Gjykata Kushtetuese.
Vetëvendosja...
- Vetëvendosja pritshmëritë i ka shumë të thjeshta: lënda është ‘e papranueshme’ sepse ‘nuk ka objekt’ dhe ‘nuk ka vendim’.
Me kollaj Vetëvendosja supozon se Gjykata Kushtetuese thjesht do ta shpallë të papranueshme lëndën e dërguar nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës si një kërkesë pa objekt shqyrtimi. Edhe në komentet e adresuara nga VV në GjK, ata kanë argumentuar asisoji.
“Tash çështja është shumë e thjeshtë, ose Gjykata e pranon këtë lëndë – ne besojmë fuqishëm s ene kemi pasur të drejtë, për shkak të aktvendimit të 2014 – ose ta shpall të papranueshme. Duke pasur parasysh praktikat që duke mos pasur një objekt Gjkyata mund ta shpallë të papranueshme këtë lëndë., nuk është në rregull m’u vonu kjo. Është e rëndësishme që sot ose nesër ta kemi vendimin e GjK-së”, tha Albulena Haxhiu para gazetarëve ditëve të fundit.
Nacionale mer vesh se Gjykata Kushtetuese supozohet që brenda javës të dalë me vendim për bllokadën në Kuvend të Kosovës.
Si u zhvillua gjendja?
Po dështonte në seri zgjedhja e Albulena Haxhiut në votim të hapur.
Më së shumti deri në 57 duar ishin ngritur në ajr për të. 61 vota s’arriheshin assesi sepse s’kishte shumicë parlamentare.
Pas dhjetëra herë dështimi të hapur, kryesuesi i seancës, Avni Dehari, kundër Rregullores së Kuvendit, ligjeve dhe Kushtetutës – bëri ‘mocion’ në seancë konstitutive – gjë që s’parashihet askund.
Vetëvendosja i ndërroi rregullat e lojës midis lojës dhe synon ‘komision të administrimit të votës së fshehtë’ për Albulena Haxhiun.
Shto dështimet në votim të hapur me atë të mbyllur, Albulena Haxhiu praktikisht ka dështuar (deri më sot) 36 herë.
Kryesuesi thjesht për nga virtyti i moshës, Avni Dehari, e nis me ‘konstatoj se ka kuorum’ seancën dhe e mbyll pas dy minutash me ‘konstatoj se nuk ka kuorum’ me 100-e-kusur deputetë të pranishëm.
Këtë çështje e ka adresuar AAK-ja në Gjykatë Kushtetuese dhe nga 19 maji sot janë bërë fiks një muaj nga nisja e shqyrtimit.
Ata kanë kontestuar këtë mocion dhe objekt-kërkesë të adresimit e kanë vlerësimin e kushtetuetshmërisë së procesit në duart e Avni Deharit – VV’së i cili, ndonëse e ka atë funksion thjesht nga virtyti i moshës, operon në skritpë të VV-së.
Albulena Haxhiu e Vetëvendosjes shprehet e bindur se Gjykata Kushtetuese do ta rrëzojë kërkesën e AAK-së dhe t’i konfirmojë qëndrmet e VV-së, të cilat i kanë shkruar dhe në komente dërguara GjK-së.
Para gazetarëve tha se GjK është “vonuar shumë...për një çështje kaq të thjeshtë”.
“GjK është vonuar duhet ta themi hapur, sepse nuk ka kuptim që një gjë kaq e thjeshtë të vonohet kaq shumë”, tha ajo.