Tym i zi i dendur nga ‘Kosova A’, Bajrami: Qe një nga pasojat e mafisë energjetike
Kosova A është lëshuar pa filtra teksa një tym i dendur i zi ka mbushur qiejt mbi Obiliq.
Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Ksovës, Hykmete Bajrami, tha se kjo është një nga “pasojat e mafisë energjetike të Kosovës”.
Ditëve të fundit KEK-u ishte në prodhimin më minimal historik të saj të energjisë elektrike me vetëm një blllok operacional dhe prodhim prej vetëm 110 Megavat Orë.
Ndërkaq dje u raportua të jetë rikthyer në operim edhe blloku B1.