Turqia: Po hapim edhe dy pika kufitare me Sirinë
Turqia po punon për të hapur dy pika të tjera kufitare me Sirinë për të lejuar rrjedhën e ndihmave humanitare në vendin fqinj, tha ministri i Jashtëm Mevlut Cavasoglu.
Cavasogku tha se dëmtimi në anën siriane të rrugës që çon në pikën kufitare, e cila është e hapur ekskluzivisht për ndihmë humanitare si pjesë e miratimit të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, po shkaktonte vështirësi.
“Ka disa vështirësi në lidhje me ndihmën e Turqisë dhe komunitetit ndërkombëtar. Për këtë po punohet që të hapen edhe dy pika të tjera kufitare”, tha ai. /Nacionale/