Turqia merr komandën e KFOR-it më 10 tetor
Turqia pritet ta marrë komandën e KFOR-it më 10 tetor.
Kjo, sipas “Bloomberg”, është konfirmuar nga admirali, Zeki Akturk, zëdhënës i ministrisë së Mbrojtjës në Turqi.
Ky medium, në raportimin rreth kësaj çështje, përmend që Turqia ka marrëdhënie me të dyja vendet.
“Turqia e sheh raportin personal të presidentit Recep Tajip Erdogan me presidentin serb Aleksandar Vuçiç si potencialisht vendimtar në parandalimin e një përshkallëzimi të dhunës pas shkëmbimit të zjarrit javën e kaluar në Kosovë.” – citohen të kenë thënë burime të afërta me këtë çështje.