Turqia gati të ndihmojë në uljen e tensioneve, Çavusoglu: Tensionet e reja nuk e ndihmojnë askënd
Ministri i Jashtëm turk Mevlut Çavusoglu ka reaguar pas tensioneve në veri të vendit.
Përmes një postimi në Twitter, Çavusoglu ka njoftuar se ka biseduar me homolgët e tij nga Kosova dhe Serbia, ndërsa ka shtuar se paqja dhe stabiliteti në Ballkan është gjithmonë prioritet për Turqinë.
Më tej ministri turk ka thënë se Turqia është e gatshme të bëjë gjithçka është e nevojshme për uljen e tensioneve.
