Tubimi qendror i PDK-së, Hamza: Ju votën, e unë pastaj punën – t’ia nisim nga e hëna për Kosovën më mirë - NACIONALE

Tubimi qendror i PDK-së, Hamza: Ju votën, e unë pastaj punën – t’ia nisim nga e hëna për Kosovën më mirë

1 vit më parë

nga NACIONALE

“Ju votën, e unë pastaj punën”.

Kështu u tha dhjetëra mijëra të pranishmëve në sheshin “Zahir Pajaziti”, kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, në tubimin përmbyllës zgjedhor.

Hamza u zotua të punojë “në frymën e bashkëpunimit me të gjithë” me të marrë krijimin e qeverisë së re që del nga 9 shkurti.

“Sonte këtu me mirësjellje ua kërkoj votën...”, tha Hamza.

“Nga e hëna do t’i përgatisë ekipin dhe ekspertët – do të bisedojë me aleatët ndërkombëtarët – nga e hëna do t’i ftojë kandidatët e PDK-së...do të punojmë bashkë çdo ditë, me frymën e bashkëpunimit për një Kosovë më të mirë.

Kërkoj që ky entuziazëm do të jetë edhe në kutinë e votimet...dilni nesër e votoni PDK-në për numrin 131 – që menjëherë ta krijojmë qeverinë e re”, tha Hamza.

Lajme të ngjashme