Tubimi i VV-së në “xhami”, qytetarët reagojnë ashpër: ‘S’është odë, po xhami’; ‘turp, Allahu ju dënoftë’
Lëvizja Vetëvendosje dje ka mbajtur një tubim në një xhami në fshatin Majac të Podujevës.
Në njoftimin e degës së VV-së në Podujevë është thënë se takimi është mbajtur në një odë, kurse, qytetarët kanë reaguar ashpër duke thënë se tubimi është mbajtur në xhaminë e vjetër të fshatit.
Reagimet e qytetarëve në njoftimin e VV-së kanë qenë tejet të ashpra.
Pothuajse të gjitha komentet kanë qenë negative.


Pas reagimeve të shuma, VV-ja është dashur të reagoi më një sqarim shtesë, ku thuhet se objketi në fjalë më nuk shfrytëzohet për xhami.
“Lajmet që po qarkullojnë në media dhe nga eksponentë të ndryshëm, se Lëvizja VETËVENDOSJE! ka mbajtur tubim në xhaminë e fshatit Majac, janë të pavërteta. Tubimi është mbajtur në objektin e vjetër të xhamisë, i cili tashmë nuk shfrytëzohet për rituale fetare, por si hapësirë për takime të komunitetit dhe për të pame. Përhapja e dezinformatave të tilla është e qëllimshme dhe synon të shtrembërojë të vërtetën”, është thënë në reagimin e VV-së.
Në këtë tubim të VV-së kanë marrë pjesë disa kandidat të VV-së për deputet.
Në mesin e tyre ka qenë edhe ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci.