Tubimi i PDK-së në Drenas, Berisha: Kjo komunë ka qenë, është dhe do të mbetet bastion i PDK-së - NACIONALE

Tubimi i PDK-së në Drenas, Berisha: Kjo komunë ka qenë, është dhe do të mbetet bastion i PDK-së

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kandidatja e PDK-së për deputete, Aurora Berisha, është shprehur e bindur në fitoren e PDK-së në zgjedhjet e 9 shkurtit.

Derisa ka marrë pjesë sonte në tubimin e PDK-së në Drenas, ajo ka vlerësuar se kjo komunë ka qenë dhe do të jetë bastion i PDK-së.

Në profilin e saj në “Facebook”, Berisha ka shkruar se pas 9 shkurtit Kosova do ta kemi një qeveri të re, e cila do të punojë më mirë për Drenasin dhe gjithë Kosovën.

“Pritja madhështore që sonte Drenasi i bëri kryeministrit të ardhshëm, Bedri Hamza, tregon më se miri mbështetjen e komunës time për Partinë Demokratike të Kosovës. Drenasi ka qenë, është dhe do të mbetet bastion i PDK-së. Pas 9 shkurtit do ta kemi një qeveri të re, e cila do të punojë më mirë për Drenasin dhe gjithë Kosovën”, ka shkruar Berisha.

(Pjesë speciale e marketingut)

Lajme të ngjashme