“Tubim madhështor”: GUXO i gëzohet fort mbushjes së një salle, harrojnë se në sondazhe janë veç 0.6 për qind - NACIONALE

“Tubim madhështor”: GUXO i gëzohet fort mbushjes së një salle, harrojnë se në sondazhe janë veç 0.6 për qind

2 javë më parë

nga NACIONALE

GUXO është parti që udhëhiqet nga dy kryetarë: Donika Gërvalla e Faton Peci. Ata janë parë dje bashkë në një mbledhje të partisë më anëtarët e saj. Madje, duket se dy kryetarët, por edhe zyrtarë të tjerë të kësaj partie, i janë gëzuar fortë mbushjes së një salle me struktura. Çfarë ndodhi?

Dy ditë më parë, partia GUXO, një nga partitë qeveritare, njoftoi për një takim me strukturat e saj në një hotel në dalje të Prishtinës. Madje e quajtën “aktivitet madhështor”.

“Partia GUXO fron strukturat udhëheqëse, të gjithë anëtarët dhe mbështetësit e saj të marrin pjesë në aktivitetin madhështor, i cili do të mbahet me 11 prill në Hotel Emerald” – shkruan në njoftimin e partisë GUXO, të cilën e shpërndarë disa prej deputetëve të kësaj partie, përfshirë Haxhi Avdylin.

Ky aktivitet (madhështor sipas partisë GUXO) është mbajtur dje, ndërsa GUXO ka arritur të mbledh një sallë me anëtarë, struktura e mbështetës. Madje, GUXO nuk ka hequr dorë nga fjalët superlative për mbledhje. Në faqen e kësaj partie në Facebook, takimi me “strukturat, të gjithë anëtarët dhe mbështetësit” e ka quajtur hiç më pak se “tubim madhështor”. Po, po, mirë e keni lexuar: tubim madhështor.

“E ardhmja iu takon atyre që guxojnë.

Nga ky tubim madhështor përçuam mesazhin se jemi gati, optimistë dhe të përgatitur për çdo sfidë” – shkruhet në postimin e “GUXO” në Facebook.

Këtij takimi jehonë i ka bërë edhe Gërvalla.

“E ardhmja iu takon atyre që guxojnë.

Nga ky tubim madhështor përçuam mesazhin se jemi gati, optimistë dhe të përgatitur për çdo sfidë.

GUXO” – shkroi ajo, ndërsa fotografi nga takimi ka shpërndarë edhe Peci, tjetri kryetar i GUXO-s.

Hala më entuziastë është parë Haxhi Avdyli, deptuet i GUXO-s. Ai ka shkruar se salla ishte e vogël për të zënë të gjithë simpatizantët e partisë Guxo.

“Mbrëmë, salla e madhe e Hotel Emerald ishte e vogël për zënë të gjithë simpatizantët e dashamirët e Partisë #GUXO.

Mobilizimi i Guximtarëve veq sa ka filluar.

Ne jemi gati që rezultatet e ndryshimit pozitiv për vendin ti ruajmë e ti rrisim

E ardhmja ju takon atyre që guxojnë!

E ne do punojmë që ardhmja e Kosovës të jetë edhe më e ndritshme dhe në duar të sigurta.” – shkroi ai.

Përkundër entuziazmit të GUXO-së, posaçërisht të Avdylit, sondazhet politike tregojnë krejt diçka tjetër. Sipas sondazheve të UBO-s, GUXO është gati shuarjes. Në këtë kontekst, në sondazhin e fundit, Guxo nuk ka marrë as një për qind të votave të respodentëve.

Sipas këtij sondazhi, që u publikua javën e kaluar, GUXO ka vetëm 0.6 për qind të votave të elektoratit të Kosovës.

Lajme të ngjashme