Trump përmend sërish ndalimin e luftës Kosovë-Serbi: Kur nuk ia dilni, më thirrni dhe ne do ta zgjidhim - NACIONALE

Trump përmend sërish ndalimin e luftës Kosovë-Serbi: Kur nuk ia dilni, më thirrni dhe ne do ta zgjidhim

6 muaj më parë

nga NACIONALE

Presidenti i ShBA-së, Donald Trump, ka përmendur sërish ndalimin e luftës në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Në adresimin e tij në takimin inaugurues të Bordit të Paqes, ai ka thënë se këto dy shteti po ia dalin mirë.

Ai ka kërkuar nga Kosova dhe Serbia që sa herë të kenë probleme ta thërresin atë.

Shembull, Kosovë-Serbi, e kam bërë këtë. A mund të ngriteni ju lutem? Kosova-Serbia. Ju vlerësojmë. Dhe po ia dilni. Nëse nuk shkoni mirë, më merrni në telefon dhe do ta zgjidhim”, ka thënë Trump.

Ndër të tjera, presidenti Trump ka treguar edhe për kontributin që do ta japin Kosova dhe Shqipëria në Gaza.

Ai ka theksuar se këto dy vende do të kontribuojnë me trupa ushtarak për stabilizimin e Gazës.

Ai ka bërë me dije se të njëjtin kontribut do të japin edhe disa vende tjera.

Shqipëria, Kosova dhe Kazakistani do të mirëprisnin trupa dhe forca policore për stabilizimin e Gazës”, ka thënë Trump.

Në pjesën e parë të adresimit të tij, ai ka folur për rastet tqë ka kontribuuar në vendosjen e paqes.

I pari i Shtëpisë së Bardhë e ka vlerësuar lartë iniciativën e tij.

Bordi i Paqes është një nga gjërat më të rëndësishme, në të cilat kam qenë i përfshirë”, ka thënë Trump.

Ai ka vlerësuar se në vendosjen e paqes po ndihmojnë edhe liderët e pranishëm në këtë mbledhje.

Këta po na ndihmojnë shumë, është viti i parë i mandatit tim të dytë presidencial që po arrij gjëra që nuk janë arritur kurrë më parë”, është shprehur ai.

Në fillim të fjalës së tij, Trump i ka prezantuar me radhë mysafirët në këtë mbledhje, duke i falënderuar ata.

Ai e ka vlerësuar presidenten Vjosa Osmani, duke thënë

Presidentja Osmani e Kosovës. Presidente faleminderit shumë. Shumë punë të mirë po bën ti”, ka thënë Trump.

Kurse, për kryeministrin Rama ka thënë se ndihet i nderuar që i është bashkuar kësaj mbledhje.

Jemi të nderuar që sot na bashkohet Kryeministri Rama, i Shqipërisë”, ka thënë Trump.

Lajme të ngjashme