Trump kërcënon rëndë Putinin: “Tash po luan me zjarrin”
Ditë e pasi e quajti “absolutisht të çmendur” tash Presidenti i ShBA-së, Donald Trump, ka bërë kërcënimin e parë të madh dhe të drejtpërdrejtë ndaj Presidentit të Federatës Ruse, Vladimir Putin.
“Ajo çka Vladimir Putini nuk po e kupton është se po të mos isha unë, shumë gjëra të këqija do t’i kishin ndodhur Rusisë, dhe e kam fjalën GJËRA SHUMË TË KËQIJA. Po luan me zjarrin”, shkroi Trump në rrjetin e vet “Truth”.
