Trimi i PDK-së proteston kundër shtrenjtimit të tatimit me syze më të shtrenjta se rroga minimale - NACIONALE

Trimi i PDK-së proteston kundër shtrenjtimit të tatimit me syze më të shtrenjta se rroga minimale

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kryetari i të rinjve të Partisë Demokratike të Kosovës në Prishtinë, Trim Syla, ka protestuar kundër shtrenjtimit të tatimit në pronë. Në një ditë me mot të vranët, ai shihet me syze dielli, duke ngritur lart me duar një pankartë në të cilën shkruhet: “Rritet tatimi, pasurohet Martini!”

Të martën, njëri ndër lajmet kryesore në vend ishte shtrenjtimi i tatimit në pronë. Dikush e fajësoi Ministrinë e Financave, dikush komunat, por dihet që ky ndryshim do ta vështirësojë edhe më shumë buxhetin e qytetarëve të Kosovës, në kohën e inflacionit të lartë e shtrenjtimit të shumë produkteve.

Megjithatë, duket se inflacioni nuk ka ndikuar shumë tek i riu i PDK-së, i cili në fotografi shihet me një palë syze luksoze të prodhuesit “Ray Ban”. Sipas një kërkimi në uebfaqen e prodhuesit, syzet e Trimit quhen “Ray Ban Marshal”, ndërsa korniza e tyre quhet “Havana”.

Me një kërkim të thjeshtë në internet, merret vesh se këto syze nuk janë aq të lira, sidomos për një të ri me të ardhura mesatare në Kosovë. Ato kushtojnë rreth 180 euro. Paga minimale në Kosovë është 130 euro për personat nën moshën 35-vjeçare, ndërsa 170 për personat mbi këtë moshë.

Lajme të ngjashme