Trendafilova nuk i ndal aktivitetet, nën masa të rrepta sigurie takohet me Avokatin e Popullit
Kryetarja e Dhomave të Specializuara, Ekaterina Trendafilova, ka anuluar konferencën për media, por jo edhe aktivitet e saj në Kosovës.
Ajo tani është në takim me avokatin e popullit, Naim Qelaj.
Kjo vizitë është realizuar nën masa të rrepta sigurie.
Deri te zyrat e Avokatit të Popullit, ajo është përcjell me 8 vetura të Policisë së Kosovës dhe asaj të EUEX-it.
Trendafilova e ka anuluar konferencën e paraparë për media, pasi te hyrja e hotelit ku ishte paraparë mbajta e kësaj konference veteranët e UÇK-së kishin organizuar një protestë.