Trendafilova nuk aprovon modifikimin e dënimit për Haxhi Shalën: Nuk ka shprehur keqardhje - NACIONALE

Trendafilova nuk aprovon modifikimin e dënimit për Haxhi Shalën: Nuk ka shprehur keqardhje

8 muaj më parë

nga NACIONALE

Kryetarja e Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova, ka refuzuar kërkesën për modifikim të dënimit ndaj ish-eprorit të UÇK-së, Haxhi Shala.

Përmes një njoftimi për media të Speciales është bërë me dije se kryetarja e Dhomave të Specializuar ka vendosur që Shalës të mos i ulët dënimi as pas vuajtjes së dy të tretave të dënimit.

“Për të marrë këtë vendim, Kryetarja u konsultua me gjykatësit e paneleve që kanë shqiptuar dënimin, siç parashihet në nenin 51(2) të Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar (“Ligji”) dhe mori parasysh faktorët e përcaktuar në rregullën 196(3) të Rregullores së Procedurës dhe të Provave”, është thënë në njoftimin e Speciales.

Lajme të ngjashme