Tre muaj nga nisja e seancës konstituive të Kuvendit: VV-ja nuk heq dorë nga Haxhiu, afati për konstituim drejt fundit - NACIONALE

Tre muaj nga nisja e seancës konstituive të Kuvendit: VV-ja nuk heq dorë nga Haxhiu, afati për konstituim drejt fundit

1 vit më parë

nga NACIONALE

Sot janë bërë tre muaj nga fillimi i procesit të konstituimit të Kuvendit të Kosovës. Ndonëse kanë bërë 47 përpjekje, deputetët nuk kanë arritur konstituimin e legjislaturës së nëntë, e cila ka filluar më 15 prill. As tentativa e sotme nuk ka prodhuar ndonjë rezultat. Kjo pasi VV-ja si fituese e zgjedhjeve të 9 shkurtit nuk ka reflektuar as pas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, i cili kërkon konsensus.

Derisa këto tentativa të pasuksesshëm po vazhdojnë, afati prej 30 ditësh për konstituimin i dhënë nga Kushtetuesja për përfundimin e kësaj seance po përfundon.

Në këtë mënyrë askush nuk e di se çka do të ndodhë pas 26 korrikut.

Zyrtarët e LVV-së për ngërçin aktual politik po e fajësojnë ish-opozitën, kurse këta të fundit kanë thënë se përgjegjësi kryesor për moskonstituimin e Kuvendit është Albin Kurti.

Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Muhamet Hamiti, ka kritikuar VV-në për moskonstituimin e legjislaturës së nëntë.

Në profilin e tij në “Facebook”, Hamiti ka shkruar se ky rekord është i palavdishëm.

Sot tre muaj ka nisur mbledhja konstituive e Kuvendit të Republikës së Kosovës. Ende nuk është kryer. Rekord i palavdishëm! Partia që doli e para në zgjedhje, VV-ja e Albin Kurtit, po bëhet se do ta konstituojë Kuvendin. Po thotë se i ka votat për Qeveri, që do të kryenin punë edhe për Kuvend. Po t’i kishte votat dhe po të donte, konstituimi do të mund të ndodhte sot, në përpjekjen e 47-të. Mbledhja konstituive do të kryhej mbas tre muajsh!”, ka shkruar Hamiti.

Kurs, kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, ka treguar se këtë javë do të pi kafe me Albin Kurtin, ku do të diskutojë hapur për të gjetur zgjidhje.

Besoj gjatë javës pimë kafe me Kurtin. Kur ta caktojmë. Duhet me bisedu me dalë prej kësaj situate. Gjëja më e zakonshme është bërë e jashtëzakonshme. Do të bisedoj me kryeministirn, me pa mundësitë se çka varet nga ne, dhe si mund të tejkalohet kjo krizë. E rëndësishme është që me bërë më të mirën për vendin. Jemi të hapur për bashkëpunim”, ka thënë Limaj.

Në aktgjykimin e 26 qershorit, Gjykata Kushtetuese ka vlerësuar se partia e parë të bashkëpunojnë në mirëbesim me partitë tjera duke zhvilluar me “konsultime konstruktive” për të arritur kompromisin e nevojshëm.

Lajme të ngjashme