Tre muaj nga mbajtja e zgjedhjeve, Kosova ende nuk i ka formuar institucionet e reja
Sot bëhen tre muaj që Kosova i ka mbajtur zgjedhjet nacionale. Ndonëse kanë kaluar 90 ditë që qytetarët kanë hedhur votën e tyre në kuti për zgjedhjen e institucioneve të reja, partitë politike ende nuk i kanë krijuar institucionet e reja.
Seanca konstituive e legjislaturës së nëntë ka filluar më 15 prill dhe ende nuk ka përfunduar.
Lëvizja Vetëvendosje si partia fituese e këtyre zgjedhjeve ende nuk ka arritur ta zgjedh kryetarin e Kuvendit. Propozimi i kësaj partie për këtë post, deputetja Albulena Haxhiu, nuk po arrin t`i marrë votat e nevojshme.
Sot në ora 10:00 deputetët do të bëjnë përpjekje e radhës për konstituimin e Kuvendit të Kosovës.