Trajkoviq ndalet dy herë nga policët në Aeroportin e Beogradit brenda dy ditëve: Nuk më besohet - NACIONALE

Trajkoviq ndalet dy herë nga policët në Aeroportin e Beogradit brenda dy ditëve: Nuk më besohet

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Rada Trajkoviq, këshilltare e ministrit për Kthim dhe Komunitete në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiq, ka bërë të ditur se brenda dy ditëve është ndaluar dy herë në Aeroportin e Beogradit nga policia kufitare serbe.

Përmes një postimi në Tëitter, Trajkoviq ka shkruar se nuk i besohet që sot sërish është ndaluar nga policia në aeroport.

“Nuk më besohet se po e shkruaj këtë, por jam ndaluar sërish nga policia kufitare në Aeroportin e Beogradit. Ata duket se mendojnë se publiku do të lodhet me postimet e mia, dhe se bashkësia ndërkombëtare do ta pranojë keqtrajtimin tim si fakt. Ndërsa ‘ata të tyre” që janë nën sanksionet e SHBA-ve po lëvizin të lirë…” - ka shkruar Trajkoviq.

Lajme të ngjashme