Trajkoviq: Lista Serbe është vetëm mekanizëm i Vuçiqit - NACIONALE

Trajkoviq: Lista Serbe është vetëm mekanizëm i Vuçiqit

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryetarja e Lëvizjes Evropiane të Serbëve të Kosovës, Rada Trajkoviq, ka akuzuar subjektin politik Lista Serbe se është instrument i presidentit serb Aleksander Vuçiq.

Në llogarinë e saj në “Twitter”, ajo ka shkruar se ky subjekt politik është mekanizëm i Vuçiqit.

Politikania serbe ka kritikuar serbët e Kosovës të cilët janë nisur këmbë për të marrë pjesë në mitingun e presidentit serb në Beograd.

“Në vend që të gjithë të qëndrojnë në komunat veriore dhe të stabilizojnë njerëzit nesër kur kryetarët e rinj të marrin detyrën, ata u nisën për në Beograd për të stabilizuar destabilizuesin e tyre. Lista serbe nuk është gjë tjetër veçse një nga mekanizmat kryesorë të qeverisjes së Vuçiqit”, ka shkruar Trajkoviq.

Lajme të ngjashme