Tragjedia në Gjakovë, reagon presidentja Osmani: Nuk ka fjalë që lehtëson dhimbjen e familjarëve - NACIONALE

Tragjedia në Gjakovë, reagon presidentja Osmani: Nuk ka fjalë që lehtëson dhimbjen e familjarëve

1 vit më parë

nga NACIONALE

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar për tragjedinë në fshatin Jaballanicë të Gjakovës, ku humbën jetën tre fëmijë.

Osmani ka thënë se nuk ka fjalë që e lehtëson dhimbjen e familjarëve.

Postimi:

Me zemër të rënduar dhe dhimbje të thellë morëm lajmin tragjik për humbjen e jetës së tre fëmijëve në Jabllanicë të Gjakovës, të cilët u shuan para kohe si pasojë e rrënimit të një objekti të pabanuar.

Nuk ka fjalë që mund ta lehtësojë dhimbjen e familjeve që sot po përballen me boshllëkun e pafund që lë pas humbja e më të dashurve të tyre.

Në këtë moment të rëndë pikëllimi, ndajmë me ju dhembjen e papërshkrueshme, duke shprehur ngushëllimet e sinqerta dhe duke qëndruar pranë jush me mendje e zemër.

Shpirtrat e tyre të njomë u prehshin në paqe!

Lajme të ngjashme