Vrasja në “Bon Vivant”, Kica-Xhelili: Institucionet të mendojnë urgjentisht trajtimin e posedimit të armëve
Deputetja e LDK-së, Doarsa-Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj tragjedisë së mbrëmshme në Prishtinë, ku është vrarë një person dhe janë plagosur disa.
Ajo është shprehur e tronditur nga ngjarja e mbrëmshme.
Në profilin e saj në “Facebook”, ajo ka shkruar posedimi i armëve pa leje në Kosovë po shndërrohet në tmerr e frikë të përditshmërisë.
Ajo i ka ftuar institucionet që mendojnë seriozisht dhe urgjentisht për trajtimin e posedimit të armëve në Kosovë.
“E tronditur dhe e lënduar thellësisht nga tragjedia mbrëmë në një lokal në Prishtinë! Tanimë 1 viktimë ka ndërruar jetë ndërkaq konfirmohen 17 të lënduar me armë zjarri dhe mjete tjera. Në raste si ky nuk ke si të mos mendosh për drejtimin që po merr shoqëria jonë, për mungesën e mirëkuptimit e vlerësimit të jetës e dinjitetit të njëri tjetrit, për arsyet e këtij mllefi kolektiv e për domosdoshmërinë e një rikëndelljeje mbarëshoqërore. Posedimi i armëve pa leje në Kosovë po shndërrohet në tmerr e frikë të përditshmërisë sonë! Institucionet e Republikës së Kosovës duhet ta mendojnë seriozisht dhe urgjentisht trajtimin e posedimit të armëve në Kosovë, ndërkaq pres nga sistemi i drejtësisë ta zbardh këtë rast dhe kryerësit t’i mbaj përgjegjës”, ka shkruar deputetja e LDK-së.