Tragjedi në Indi: Tre fëmijë vdesin pas prerjes në fyt nga fluturushet me xhama - NACIONALE

Tragjedi në Indi: Tre fëmijë vdesin pas prerjes në fyt nga fluturushet me xhama

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Gjashtë persona, përfshirë tre fëmijë, kanë vdekur, pasi fytat e tyre u prenë nga copat e xhamave në fluturushe gjatë një festivali vjetor për lojën me to në Indi.

Qindra njerëz dolën në ballkone e kulme të shtëpive për t’i lëshuar fluturushet e tyre në qiell në festivalin “Uttarayan” në shtetin indian, Gujarat, gjatë fundjavës.

Raportohet se këta persona patën gjakderdhje deri në vdekje, kur gjerdanët e mprehtë u ngatërruan përreth qafës së tyre, thanë zyrtarët indianë. Të paktën 176 pesona të tjerë janë lënduar për shkak të prerjeve ose rrëzimit.

Disa pjesëmarrës në këtë festival i mbulojnë lidhëset e fluturusheve me copa xhami për t’i prerë lidhëset e fluturusheve të tjera gjatë qëndrimit në ajër. Edhe pse kjo gjë është e ndaluar që nga viti 2006, kritikët thonë se masa rrallë zbatohet.

Një vajzë 2-vjeçare raportohet se vdiq, pasi një copë xhami e një fluturusheje e goditi në qafë, kur ajo ndodhej në lëvizje me motoçikletë me babanë e vet, citohet të ketë thënë një zyrtar.

Një vajzë tjetër e moshës 3-vjeçare ishte duke shkuar në shtëpi me nënën e vet në qytezn Visnagar të shtunën, kur një copë xhami e preu në qafë. Ajo u dërgua në spital, por u shpall e vdekur atje, tha një zyrtar policor.

Rishabh Verma, djalë 7-vjeçar që ndodhej në një motoçikletë me prindërit e tij, gjithashtu u godit nga një copë xhami në Rajkot, tha një zyrtar i stacionit policor në Aji Dam.

Sipas policisë, për incidente të ngjashme është raportuar edhe në Vadodara, Kutch dhe Gandhinagar, ku tre burra kanë vdekur në rrethana të ngjashme.

Festivali i njohur atje e shënon fillimin e pranverës. Hedhja e fluturusheve përdoret shpesh gjatë festës në mbarë vendin.

Qindra zogj ngatërrohen në pjesët e mprehta të fluturusheve dhe pësojnë prerje të thella në krahë e, në shumë raste, ngordhin.

Lajme të ngjashme