Tragjedi në Amerikë: Dikush i vrau 10 njerëz në një qytet në Los Angles, ende në arrati
Dhjetë persona kanë vdekur në një tjetër rast tmerrues të shtunën mbrëma në një qytet në lindje të Los Angelesit, ka thënë policia.
Vrasësi i dyshuar iku nga vendi i ngjarjes, dhe policia ende po provonte ta gjente edhe pesë orë pas sulmit.
Nuk kishte asnjë informacion deri tash për motivin e këtij sulmi, shtoi departmenti i Policisë.
Dhjetë njerëz të tjerë janë dërguar në spitalet lokale për t’u trajtuar për plagët e tyre, dhe të paktën njëri është në gjendje kritike.
I vetmi informacion për vrasësin është seksi i tij: ai ishte mashkull.
Qyteti në fjalë është Monterey Park dhe i ka rreth 60 mijë banorë, shumë prej të cilëve janë aziatikë, raporton The Guardian.
Seung Won Choi, që është pronari i një restoranti me ushqim deti ndanë rrugës ku ndodhi ngjarja, tha se tre njerëz ishin futur me vrap në restorantin e tij dhe i kishin thënë ta kyçte derën.
Këta njerëz i kishin thënë Choit se ishte një vrasës me një armë automatike dhe i kishte disa karikatorë. Choi tha që besonte se gjuajtjet me armën e zjarrit kishin ndodhur në një klub vallëzimi.
E shtuna ishte nisja e një festivali dy-ditor, që është një prej ngjarjeve më të mëdha të vitit të ri hënor në Kaliforninë jugore.