“Tradhti”: Goran Rakiq goditet me shishe boshe
Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, siç raporton Radio Evropa e Lirë, është goditur me shishe bosh në protestën para objektit të komunës në Zveçan.
Goditja ndaj tij erdhi pasi Rakiq ka kërkuar nga protestuesit që të lëvizin në mënyrë që të kalojnë dy automjetet e njësisë speciale të Policisë së Kosovës.
Më tej, sipas raportimit të REL, protestuesit u kundërpërgjigjen duke brohoritur “tradhti”.
Ai është goditur me shishe bosh në momentin kur u ndalua automjeti i njësisë speciale.
