Topalli: Pushteti diçka po fsheh, pse s'e ka lexuar nëna e Astrit Deharit ditarin e tij - NACIONALE

Topalli: Pushteti diçka po fsheh, pse s'e ka lexuar nëna e Astrit Deharit ditarin e tij

1 vit më parë

nga NACIONALE

Ish-kryeinspektori Ylber Topalli skandalizoi mbrëmë opinionin publik kur u shpreh se Astrit Dehari kishte tentuar vetëvrasjen “njëherë” përmes bicave të rrojës. Por, ai e ka dhënë edhe një deklaratë tjetër shumë të rëndësishme.

Kryeinspektori që u shkarkua para disa ditësh nga Ministria e Drejtësisë për çështjen Dehari, i pati këto fjalë:

“Në dhomë janë gjetur bica të rrojës, që praktikisht nuk guxon me pasë bica, sepse i ndjeri ka tentu njëherë me bica me ba vetëvrasje, me pre veten me lëndu veten, është e rëndë për opinionin publik, por opinioni duhet ta dijë, shenjat janë. Pastaj prej momentit kur një i burgosur vendoset vetë në dhomë, oficerët janë të obliguar me ardhë kohë pas kohe me shiku, ose duhet të qëndroj dikush brenda,” – u shpreh z. Topalli në rrëfimin e djeshëm.

Por, z. Topalli foli edhe për ditarin e Astrit Deharit për të cilin e akuzoi avokatin Tomë Gashin që nuk ia kishte dhënë ta lexonte nënës së tij.

“Fakti se ekziston një ditar i Astritit, siç ka thënë avokati familjes Dehari, Tomë Gashi, dhe nëna e Astritit s’e ka lexuar, unë e shoh se pushteti diçka po fsheh.” –shton Topalli.

Ish-kryeinspektori ka kontestuar edhe vendimin e Ministrisë së Drejtësisë për shkarkimin e tij.

Lajme të ngjashme