Tony Blair: Faleminderit Kosovë, mesi pres t’ju shoh në familjen e kombeve - NACIONALE

Tony Blair: Faleminderit Kosovë, mesi pres t’ju shoh në familjen e kombeve

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Hero i lirisë dhe demokracisë e poashtu, edhe hero i paqes. Kështu e vlerësoi Presidentja Osmani ish-kryeministrin britanik Tony Blair.

“I nderuar mik i madh Sir Tony Blair, bota demokratike do të kujtojë përherë kumbimin e fjalëve: kjo është thjeshtë gjëja e duhur për ta bërë. Fjalë të thëna nga Tony Blair, kur ftoi botën demokratike për ta ndalë krimet e llahtarshme të Serbisë në Kosovë.

25 vite më pas, ne ju themi faleminderit, faleminderit që kumtuar kompasin e historisë në anën e vlerave.

Më lejoni t’ju falënderoj ëprzermërsisht q ëjeni bashkë me ne në 25 vjetorin e çlirimit të Kosovës, që ta shihni edhe ju dashurinë e qytetarëve tanë për ju.

Në vitin 99’ roli juaj si kryeministër britanik gjatë ndërhyrjes së NATO-së në Kosovë ishte vendimtar ndaj sikurse atëherë që ishit hero i lirisë dhe demokracisë edhe sot jeni hero i paqes.

Në prill 1999, e keni cilësuar ndërhyrjen në Kosovë si një kauzë të drejtë, meqë në pyetje ishte vetë ekzistenca e një populli.

Ju na shpëtuar nga shfarosja që synohej nga regjimi gjenocidal i Millosheviqit.

Në kujtimet tuaja, ju vetë keni thënë se intervenimi në Kosovë ishte një betejë në mes të mirës dhe së keqës dhe kundër barbarisë.

Kosova sot është një storie sukesi.

Shumë fëmijë sot në Kosovë mbajnë emrin Tony Blair, disa prej të cilëve do t’i takojmë edhe sot. Ata sot po rriten krahas me Kosovën dhe krahas kujtimit për njeriun që i dha shtytje lirisë sonë.

Ju sot do ta keni mundësinë ta shihni se sa hapa ka bërë Kosova drejt një shoqërie të lirë dhe demokratike”, tha Osmani.

Ndërkohë, ish kryeministri Tony Blair tha se është i nderuar që ndodhet në Kosovë dhe shtoi se mezi pret që ta shohë vendin tonë në ‘familjen e kombeve’.

“Është emocion i madh për mua të jem sërish në Kosovë. Dua të falënderoj popullin e Kosovës për përcaktimin e tyre 25 vite më parë dhe për vendosmërinë e tyre të palëkundur që ta shohin të mirën, çlirimin e para 25 viteve.

Atëherë isha i bindur që ishte gjëja e bindur për ta bërë dhe vazhdoj ta kem këtë bindje dhe ashtu jam i bindur edhe sot që duhet të rrimë krah Kosovës në mënyrë që e ardhmja e Kosovës të jet ënë linjë me meritat e njerëzve të saj.

Këtu po ndodhin shumë gjëra, pres me padurim ta shoh ditën kur Kosova si komb i pavarur dhe Sovran zë vendin e duhur në familjen e kombeve.

Së shpejti do ti adresohem deputetëve të Kuvendit por dua të shpreh falënnderimin ndaj njerëzve të Kosovës.

Faleminderit shumë”, tha ai./Nacionale/

Lajme të ngjashme